De Biasi nderohet në Itali me çmimin e karrierës “Premio Fair Play”

30 Oct 2026 • 14:48
Shpërndaje:

Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, është nderuar me çmimin e karrierës “Premio Fair Play”, të akorduar nga Club Panathlon “Gianni Brera” në Itali.

Ceremonia u zhvillua të mërkurën në Universitetin e Veronës, ku u vlerësua kontributi i tij në futboll.

Aktiviteti u mbajt në sallën “Walter Bragagnolo”, pranë Departamentit të Shkencave Motorike, në kuadër të ciklit të takimeve “E drejta për të kujtuar”.

Reklamë Ola

De Biasi mbetet një nga emrat më të rëndësishëm në historinë e Kombëtares shqiptare. Nën drejtimin e tij, kuqezinjtë siguruan kualifikimin në Euro 2016, pjesëmarrja e parë e Shqipërisë në fazën finale të një Kampionati Evropian.