Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka zhvilluar një takim me ambasadoren e re të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa. Në fokus të bisedës ishte agjenda e anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe rëndësia e ruajtjes së ritmit të negociatave.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla e cilësoi takimin si një bisedë të frytshme, duke theksuar rolin e Kuvendit të Shqipërisë në këtë proces.
Sipas Ballës, Kuvendi ka një rol thelbësor në avancimin e reformave, përafrimin e legjislacionit shqiptar me acquis të Bashkimit Evropian dhe forcimin e mbikëqyrjes parlamentare.
Balla nënvizoi gjithashtu se anëtarësimi në BE mbetet një objektiv strategjik kombëtar, që kërkon angazhim të qëndrueshëm, përgjegjësi institucionale dhe bashkëpunim të ngushtë me partnerët evropianë.


