Jay-Z në skenën e Super Bowl 2027, spekulime për Beyoncé

27 Oct 2026 • 21:09
Shpërndaje:

Reperi amerikan Jay-Z do të performojë në shfaqjen e pushimit të Super Bowl LXI, që do të zhvillohet më 14 shkurt 2027 në stadiumin SoFi, në Inglewood të Kalifornisë.

Artisti do të kalojë kështu nga roli në organizimin e spektaklit te performanca në skenë. Përmes kompanisë Roc Nation, ai bashkëpunon me Ligën Kombëtare të Futbollit Amerikan (NFL) që prej vitit 2019, duke kontribuar në përzgjedhjen e artistëve për shfaqjet muzikore të Super Bowl.

Komisioneri i NFL-së, Roger Goodell, ka treguar se i kishte kërkuar reperit të performonte në këtë ngjarje kur të ndihej gati.

Reklamë Ola

Ende nuk është bërë e ditur nëse Jay-Z do të dalë i vetëm në skenë apo do të ketë artistë të ftuar. Mes emrave të përfolur është edhe bashkëshortja e tij, Beyoncé. Sipas CNN, pjesëmarrja e saj mbetet një mundësi, por nuk ka konfirmim zyrtar.

Çifti ka bashkëpunuar në disa projekte, përfshirë turnetë “On the Run” në vitin 2014 dhe “On the Run II” në vitin 2018.

Reklamë InterMedika

Beyoncé ka qenë më herët protagoniste e shfaqjes së pushimit të Super Bowl në vitin 2013. Në vitin 2016, ajo u rikthye si e ftuar në performancën e Coldplay, së bashku me Bruno Mars.

Përkimi i finales me Ditën e Shën Valentinit ka shtuar spekulimet për një paraqitje të përbashkët të çiftit, por përbërja e plotë e spektaklit mbetet për t’u njoftuar.