Mallra të dyshuara si të vjedhura në Vinted, platforma heq njoftimet

21 Oct 2026 • 16:40
Shpërndaje:

Platforma europiane e tregtisë online Vinted ka nisur heqjen e njoftimeve që dyshohet se lidhen me mallra të grabitura gjatë protestave në Francë dhe ka shtuar monitorimin e produkteve të ofruara për shitje.

Sipas gazetës italiane La Stampa, në platformë janë shfaqur njoftime të dyshimta pas plaçkitjeve të dyqaneve gjatë protestave.

Vinted, që ka Francën si tregun e saj kryesor, deklaroi se ekipet kanë ndërmarrë masa të menjëhershme për identifikimin dhe heqjen e përmbajtjeve të lidhura me këto raste.

Reklamë Ola

Kompania theksoi se zbaton një politikë të tolerancës zero ndaj shitjes së mallrave të vjedhura dhe se do të bashkëpunojë me autoritetet përkatëse.

Rasti nxjerr në pah vështirësitë e platformave të shitjeve mes individëve për të kontrolluar origjinën e produkteve, veçanërisht pas ngjarjeve të shoqëruara me grabitje dhe dëmtime biznesesh.

Reklamë InterMedika