Ujësjellës-Kanalizime Tiranë ka bërë të mundur ndërtimin e dy laboratorëve të certifikuar për analizat e ujit.
Lajmi është bërë i ditur nga Bashkia e Tiranës, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku qytetarët ftohen të testojnë ujin në banesat e tyre, duke përfituar 50% ulje për analizat laboratorike.
4ef0d4fd-68fa-4ba3-a883-3932ee3f760e
“Uji i sigurt, besim i garantuar!”, thuhet në njoftim, ku bëhet e ditur se shërbimi ofron 40 lloje analizash dhe monitorim 24/7 në 37 pika të Tiranës.
“Transparencë dhe siguri që ndjehet!”, përfundon mesazhi i Bashkisë së Tiranës.


