Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se marrëdhënia e tij me kryeministren italiane Giorgia Meloni është “shumë e mirë”, duke theksuar se ajo “gjithmonë i ka pëlqyer”.
Deklarata u bë gjatë një komunikimi me gazetarët në Shtëpinë e Bardhë, pasi Trump u pyet për raportet e tij me kryeministren italiane dhe për kritikat e mëparshme ndaj saj.
“Marrëdhënia ime me Melonin është shumë e mirë. Gjithmonë më ka pëlqyer”, tha Trump.
Qëndrimi i presidentit amerikan është interpretuar nga mediat italiane si një zbutje e toneve ndaj Melonit, pas disa muajsh në të cilët mes dy liderëve kanë dalë në pah dallime për një sërë çështjesh ndërkombëtare.
Megjithatë, Trump dhe Meloni kanë pasur edhe më herët një marrëdhënie publike të afërt. Në mars, presidenti amerikan e cilësoi Melonin si “një lidere të madhe”, ndërsa vlerësoi qëndrimin e Italisë në çështjet e sigurisë dhe politikës së jashtme.
Raportet mes Romës dhe Uashingtonit mbeten me rëndësi të veçantë edhe në kuadër të NATO-s dhe të bashkëpunimit transatlantik, ndërsa Italia përpiqet të ruajë një kanal të drejtpërdrejtë komunikimi me administratën Trump.


