Hoxha në Vjenë, Austria vlerëson progresin e Shqipërisë drejt BE-së

30 Sep 2026 • 11:31
Shpërndaje:

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi në Vjenë një takim me ministren federale të Austrisë për Europën, Claudia Bauer, me fokus procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. 

Në qendër të diskutimeve ishin axhenda e reformave, prioritetet e negociatave dhe mënyrat për të forcuar më tej marrëdhëniet dypalëshe mes Shqipërisë dhe Austrisë.

Hoxha vlerësoi mbështetjen afatgjatë të Austrisë për rrugëtimin europian të Shqipërisë dhe për perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor, duke e konsideruar atë një kontribut për një Europë më të fortë dhe më të integruar.

Reklamë Ola

Nga ana e saj, Bauer vlerësoi përparimin e Shqipërisë në negociatat e anëtarësimit, duke e përshkruar atë si një shembull pozitiv të një procesi që duhet të bazohet te merita dhe rezultatet konkrete. 

Takimi u zhvillua në kuadër të mbledhjes së nivelit të lartë në Vjenë mes vendeve të formatit Slavkov dhe përfaqësuesve të Ballkanit Perëndimor, ku në fokus ishte e ardhmja e zgjerimit të Bashkimit Europian. 

Reklamë InterMedika

Gjatë diskutimeve, Hoxha theksoi se zgjerimi duhet të mbetet një proces i besueshëm dhe i bazuar në meritë, ndërsa Shqipëria synon të ruajë ritmin e reformave dhe të negociatave me BE-në. 

Palët diskutuan gjithashtu mundësitë për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit politik dhe dypalësh mes Tiranës dhe Vjenës.