×
Sunday, March 7, 2021

Xi Jinping: Bota u përket të gjithëve

October 23, 2020

Në fjalimin e tij të gjatë, plot patriotizëm dhe të shënuar edhe nga ngjarje heroizmi për forcat kineze, presidenti kinez, Xi Jinping kujtoi se bota u përket të gjithëve.

“Vështirësitë që po përballet bota kërkojnë që të gjitha vendet të bashkojnë forcat e tyre. Një zhvillim paqësor dhe një bashkëpunim i favorshëm janë e vetmja rrugë që duhet ndjekur”, theksoi ai.

“Në botën e sotme, megjithatë, unilateralizmi, proteksionizmi dhe egoizmi ekstrem i të gjitha llojeve do ta çojnë botën vetëm në një rrugë pa krye. Dhe shantazhet, bllokadat ose detyrimet ekstreme nuk do të funksionojnë”, nënvizoi ai.

Përveç kësaj, Xi shtoi se të veprosh vetë dhe t’i shërbesh vetëm interesave të tua nuk do të funksionojë.

”Hegjemonia dhe ngacmimi i të tjerëve nuk do të funksionojnë dhe do ta çojnë botën në asgjë tjetër përveç një qorrsokaku”, theksoi ai.

”Kina ka një politikë mbrojtjeje ushtarake dhe ushtria kineze është një forcë për për të mbrojtur paqen në botë”, theksoi presidenti kinez, Xi Jinping në  fjalimin e tij.

“Kina nuk do të kërkojë kurrë hegjemoni ose ekspansionizëm, ne jemi plotësisht kundër politikës së hegjemonisë dhe pushtetit. Ne kurrë nuk do të pranojmë sulme ndaj sovranitetit tonë ose interesave tona të sigurisë dhe zhvillimit”, shtoi ai.

“Ne kurrë nuk do të lejojmë që asnjë forcë të pushtojë ose të ndajë mëmëdheun tonë të shenjtë, dhe nëse një gjë e tillë ndodh populli kinez do ta kundërsulmojë ballë për ballë”, nënvizoi presidenti kinez, Xi Jinping.

Eunews.al

Komente

avatar
  Ndiqe  
Me lajmëro për