Trump akuzon Iranin për shkelje të armëpushimit: Qëlluan ndaj anijeve në Hormuz
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka akuzuar Iranin për shkelje të marrëveshjes së armëpushimit, pas incidenteve të fundit në Ngushtica e Hormuzit.
Në një tjetër reagim në platformën Truth Social, Trump deklaron se Teherani “vendosi të hapë zjarr dje”, duke e cilësuar këtë si një shkelje të drejtpërdrejtë të marrëveshjes mes palëve.
Sipas tij, të shtënat ishin drejtuar ndaj një anijeje franceze dhe një anijeje tregtare nga Mbretëria e Bashkuar. “Nuk ishte diçka e bukur, apo jo?”, shkruan Trump, duke ironizuar situatën.
Kreu i Shtëpisë së Bardhë e cilëson gjithashtu si “të çuditshëm” vendimin e Iranit për të mbyllur ngushticën, ndërsa pretendon se bllokada amerikane e kishte bërë tashmë të pamundur kalimin detar. Ai shton se Irani po humbet deri në 500 milionë dollarë në ditë nga kjo situatë, ndërsa sipas tij, Shtetet e Bashkuara nuk pësojnë asnjë dëm.
Nga ana tjetër, autoritetet iraniane kanë hedhur poshtë akuzat, duke pretenduar se janë vetë Shtetet e Bashkuara që kanë shkelur kushtet e armëpushimit përmes vendosjes së një bllokade detare ndaj porteve iraniane.







