×
Monday, May 4, 2026

Tragjedi në Durrës, Bajram Begaj kërkon masa urgjente për sigurinë rrugore

May 4, 2026


Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka shprehur tronditjen e thellë për aksidentin tragjik në Durrës, ku humbën jetën dy fëmijë dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë.

Në një reagim publik, kreu i shtetit u shpreh i prekur nga ngjarja dhe përcolli ngushëllimet për familjet e viktimave, ndërsa uroi shërim të shpejtë për fëmijën e plagosur që ndodhet në spital.

“Lutem me përunjësi për shpirtrat e tyre. Ngushëllimet e mia më të sinqerta për prindërit dhe familjarët e dy engjëjve të vegjël. Uroj shërim për fëmijën që ndodhet i shtruar në spital”, u shpreh Begaj.

Ai theksoi nevojën për masa konkrete nga institucionet përgjegjëse, duke kërkuar rritjen e sigurisë në qarkullim dhe një hetim të plotë të ngjarjes.

Presidenti gjithashtu apeloi për më shumë përgjegjshmëri nga qytetarët në zbatimin e rregullave rrugore, duke nënvizuar se jeta dhe siguria e qytetarëve janë vlera të panegociueshme.




Comments are closed.