×
Wednesday, April 30, 2025

Trafiku ajror europian fillon rritjen pas mbylljes nga COVID-19

July 13, 2020


Gjithnjë e më shumë aeroplanë po fluturojnë në qiejt e Europës, ndërsa industria e udhëtimit ajror po rimëkëmbet nga bllokimi nga koronavirusi i ri, që gati e mbylli atë në fillim të vitit.

Gjatë javës që kaloi, kompania ”Eurocontrol”, që monitoron aviacionin europian, numëroi 90 549 fluturime, thënë ndryshe 36,6% të nivelit të së njëjtës periudhë të vitit të kaluar.

Drejtori i përgjithshëm i ”Eurocontrol”-it, Eamonn Brennan foli të hënën për “rritjen e qëndrueshme të trafikut’’.

”Ka gati 13 000 fluturime në ditë”, shtoi ai.

Linja ajrore irlandeze ”Ryanair” ka kontribuar ndjeshëm në rritjen e trafikut duke ofruar një mesatare prej 1 045 fluturimesh në ditë gjatë javës së kaluar. 

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments