×
Sunday, September 8, 2024

Të dhënat tuaja janë të sigurta me One Telecommunications

November 16, 2020


Ekspozimi i vazhdueshëm në internet sjell edhe ndarjen e shumë informacioneve me rrjetin. Në epokën që po jetojmë, ky është realiteti. Kufijtë mes sferës private dhe asaj publike janë duke u sfumuar përherë e më shumë. Ndaj, vigjilenca për të ruajtur ato informacione që mund të dëmtojnë dikë nëse bëhen publike, duhet të rritet.

Kjo përsa i përket informacionit që publiku ofron vetë si të dhëna. Por çfarë ndodh nga ana tjetër e këtij realiteti, pra, pala që mbledh të dhënat e publikut për të përmbushur nevojat e shërbimit që ofron? Këtu i referohemi operatorëve telefonikë, të cilët janë industria më sensitive për sasinë dhe llojshmërinë e të dhënave që mbledh.

Sot kemi intervistuar Erion Xhepën, profesionist pranë One Telecommunications, i cili është përgjegjës për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Ai do të na tregojë se si funksionon zbatimi i ligjeve dhe rregullave që garantojnë sigurinë e të dhënave tona në këtë kompani.

Erion Xhepa, profesionist pranë One Telecommunications

Erion, kompania ku ti punon është i pari operator celular në treg, pra ka 24 vite që ofron shërbim. Po ti, prej sa vitesh je pjesë e saj?

Unë jam pjesë e stafit të Departamentit Ligjor, Rregullator, Pajtueshmërisë dhe Të Dhënave Personale në One Telecommunications që prej muajit maj 2009. Fillimisht si Jurist për Çështjet e Debitorëve të Këqinj, Shërbimin Përmbarimor Gjyqësor, taksat lokale, marrëdheniet e punësimit dhe problematikën ligjore të përditshme. Nga janari 2018 jam në rolin e Përgjegjësit të Sektorit për Mbrojtjen e Privatësisë, pjesë e Skuadrës së Mbrojtjes së të dhënave Personale.

Zhvillimi i karrierës tënde 11 vjeçare, a ka qenë në linjë me pritshmëritë e tua?

Më duhet të them se ende më duket sikur kam vetëm pak kohë që jam pjesë e kompanisë. Në ONE, koha dhe puna ecin shumë shpejt. Kjo vjen falë bashkëpunimit, përkushtimit për zgjidhjen e problemeve, jo vetëm me kolegët e drejtpërdrejtë, por edhe me të gjitha strukturat e tjera administrative të kompanisë. Që ditën e parë të punës e kam ndjerë se rrugëtimi im profesional dhe ai njerëzor do të ishte i gjatë dhe i mbushur me energji pozitive për të arritur gjithmonë më të mirën. Në bazë të vlerave profesionale të treguara, trajnimeve të kryera dhe lidershipit që më drejton, arrita të kem suksesin që do të doja në fushën profesionale. Mund të them me plot bindje se zhvillimi i karrierës sime ka qenë mjaft pozitiv dhe brenda pritshmërive të mia.

Sa e rëndësishme është mbrojtja e të dhënave të abonentit për një operator telefonik, dhe sa të sigurt janë abonentët e ONE?

Ruajtja e të dhënave, jo vetëm të Pajtimtarit, por e çdo individi në veçanti, është mjaft e rëndësishme për ne. Në Shqipëri, koncepti i Mbrojtjes së të Dhënave Personale ka qënë nje nocion ligjor i panjohur dhe i pavlerësuar në kulturën tonë qytetare. Por, me miratimin e Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale në vitin 2008 dhe ndryshimet e ndodhura në vitin 2012 dhe 2014, si dhe krijimin e rolit të Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, lindi nevoja për profesionistë të dedikuar që merren me këtë detyrë. Për One Telecommunications, mbrojtja e të dhënave personale është aq e rëndësishme sa kemi zhvilluar procese dhe politika specifike të tilla si: Politika e Brendshme e Privatësisë dhe Projekti i Shkatërrimit të të Dhënave Personale në mënyrë përfundimtare, nëse janë ezauruar etapat ligjore. Gjithashtu, kemi disa shtylla bazë mbi të cilat e bazojmë veprimtarinë tonë kundrejt të dhënave të klientit. Këto shtylla janë: Besimi, Transparenca, Përgjegjshmëria dhe Proporcionaliteti, e cila na bën që të kërkojmë të dhëna personale apo informacion sensitiv vetëm për aq sa është e nevojshme.

Duke qenë se keni një karrierë pune relativisht të gjatë në ONE, si e vlerësoni punën dhe ambientin e punës në këtë kompani?

Më duhet ta theksoj se jam krenar për kolegët me të cilët bashkëpunoj dhe stafin profesional që ka ONE. Këtu ka shumë punonjës që janë pjesë e kompanisë që nga momenti i lëshimit të sinjalit të parë telefonik në vitin 1996, dhe që vazhdojnë ende të punojnë me përkushtim për këtë kompani. Kur shikoj kolegë të tillë, më bëjnë që unë të marr energji të reja dhe të jap akoma më shumë në punën time.

Si është vetëdija e publikut shqiptar në lidhje me mbrojtjen e të dhënave personale?

Duhet thënë se mbrojtja e të dhënave personale për disa njerëz konsiderohet si diçka abstrakte dhe e pavlerë, deri në momentin që ndodh një incident në rrjedhjen e këtyre të dhënave personale në fusha të ndryshme të jetës. Kjo cënon të drejtën për privatësi dhe dëmtim të imazhit profesional apo familjar të një njeriu.

Ndërsa njerëz të tjerë janë shumë të informuar dhe kërkojnë në çdo moment zbatimin e legjislacionit për mbrojtjen e të dhënave personale. Nga ana jonë, ne si staf i ONE përpiqemi të informojmë sa më shumë Subjektet e të Dhënave për të drejtat e tyre, dhe si ta parandalojnë keqpërdorimin e të dhënave të tyre personale apo sensitive.

Çfarë duhet të kenë kujdes njerëzit që përdorin telefona të mençur, për të ruajtur të dhënat e tyre?

a)?Të mendohen sa më mirë para se të publikojnë të dhënat e tyre personale në rrjete sociale dhe aplikacione, pasi informacionet që mund të japin në mënyrë publike, mund të shfaqen në motorët e kërkimit edhe pas disa vitesh.

b)?Të kenë kujdes kur japin informacione për jetën shëndetësore ose aspekte të tjera të jetës intime me shokët e tyre virtualë, pasi këto veprime mund të kenë “efekte anësore” në jetën reale të tyre.

c)?Të vendosin fjalëkalime të komplikuara për llogaritë e tyre personale në pajisjet e tyre elektronike.

d)?Të kontrollojnë politikat e privatësisë së rrjetit social apo aplikacionit, duke përcaktuar personat që do të kenë akses në informacionet e tyre. 

e)?Të mos fusin të dhënat e kartave të tyre bankare në faqe blerjesh online të cilat duken të dyshimta./ Shqip

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments