×
Friday, December 1, 2023

Stoltenberg: NATO do të vendosë njësi të Forcave të Reagimit të Shpejtë

February 25, 2022


NATO po vendos njësi të Forcave të Reagimit të Shpejtë të NATO-s (NRF) në tokë, në det dhe në ajër, për t’iu përgjigjur shpejt çdo emergjence, tha sekretari i përgjithshëm, Jens Stoltenberg.

Ai nuk deklaroi fillimisht se ku do të vendoseshin trupat, në komentet që pasuan një video-konferencë me krerët e NATO-s. ”Trupat tokësore mund të dërgohen në Rumani”, shtoi ai.

”Ndërkohë, njësitë e NRF do të nisen për në Norvegji, për një stërvitje, në dislokimin e parë të pjesëve të NRF në rrjedhën e parandalimit dhe mbrojtjes së zonës së aleancës”, tha Stoltenberg.

Anëtarët e NATO-s thanë se masat ishin “parandaluese, proporcionale dhe joshkallëzuese”.



Comments are closed.