Sondazhi/Gjermanët kërkojnë kufij të hapur dhe stadiume të mbyllura, duke vendosur në krye të listës pushimet



Sytë e botës, veçanërisht ato të tifozëve të futbollit, janë përqëndruar në Bundesligën, e cila nga nesër do të rihapë dyert e saj pas mbylljes për shkak të pandemisë së koronavirusit, me ditën e 26-të të kampionatit që do të zhvillohet pas dyerve të mbyllura. Në ditën e parë të hapjes qëndron përballja më e shumëpritur, derbi mes Borussia Dortmund dhe Schalke 04 ndërsa drejtuesit e Bayern Munich e shtyjnë të Dielën në Berlin pëeballjen.
Por mesa duket vetë gjermanët nuk janë aq të lumtur me këtë fakt, pasi më mirë do të preferonin të ishin në gjendje të shkonin me pushime. Sipas një studimi të televizionit publik gjerman Ard, 56% e qytetarëve shprehin një mendim kritik për rifillimin e Bundesligës, kundër 31% në favor.
Pothuajse të njëjtat përqindje të qytetarëve do të ishin në favor të rihapjes së kufijve të vendit, në mënyrë që ata të kthehen për të udhëtuar. Sipas një sondazhi “Politbarometer”, nga kanali tjetër publik Zdf, 55% e të anketuarve kërkuan një rihapje të shpejtë të kufijve, ndërsa 41% thanë se ishin kundër. Mundësitë për të qenë në gjendje të shkojnë në plazh, megjithatë, nuk janë të mira dhe rreth 51% e gjermanëve i shohin pushimet e tyre në rrezik për shkak të pandemisë koronavirus me madje një e treta e të anketuarve ka hequr dorë plotësisht nga bërja e planeve në këtë drejtim.
Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas ka njoftuar se javën e ardhshme do të konsultohet me homologët e vendeve të BE-së që përfaqësojnë destinacionet kryesore turistike për të vlerësuar se si është e mundur të lehtësohen kufizimet e udhëtimit në mënyrë që qytetarët gjermanë të planifikojnë pushimet e tyre verore.
Eunews.al

