×
Thursday, June 25, 2026

Si e festojnë gjermanët ditën e Bashkimit të Gjermanisë? Përse nuk ka një monument përkujtimor për 3 Tetorin?

October 3, 2025


Pas fundit tëLuftës së Dytë Botërore në vitin 1945 Gjermania e mposhtur nga fuqitë fitimtare SHBA-ja, Franca, Britania e Madhe dhe Bashkimi Sovjetik u nda fillimisht në katër zona pushtimi. Në vitin 1949 u krijuan dy shtete: Republika Federale demokratike e Gjermanisë (RFGJ) në Perëndim dhe Republika socialiste Gjermane Demokratike (RDGJ) nën kontrollin e Bashkimit Sovjetik në Lindje. Që nga kjo periudhë Gjermania ishte e ndarë, qytetarët e RDGJ-së lejoheshin vetëm me kushte rigoroze të udhëtonin në RFGJ. Kufiri i RDGJ-së kontrollohej rreptësisht, në Berlinin Perëndimor që i përkiste RFGJ-së u ndërtua një mur masiv, në mënyrë që qytetarët e RDGJ-së të mos largoheshin nga vendi i tyre.

Çfarë po ndodh? Elon Musk, thirrje publike shikuesve të anulojnë abonimet në Netflix

Si u arrit tek bashkimi i Gjermanisë?

Njerëzit në RDGJ jetonin në një shtet nën vëzhgim dhe pa liri të shprehjes së mendimit. Kush nuk i përmbahej linjës së regjimit socialist, kërcënohej nga përndjekja dhe burgu. Populli në fund të viteve 1980 gjithnjë e më shumë filloi t’i kundërvihej regjimit, qytetarët donin lirinë dhe demokracinë si tek fqinjët e tyre në RFGJ. Njëkohësisht politika e reformave në Bashkimin Sovjetik nën Mihail Gorbaçovin e favorizoi këtë proces. Ndryshe nga paraardhësit e tij Gorbaçovi hoqi dorë nga ndërhyrjet ushtarake kundër lëvizjeve refomatore në RDGJ dhe në vende të tjera të bllokut lindor. Në vitin 1989 më në fund një valë demostratash në qytetet lindore gjermane çuan në hapjen e Murit të Berlinit – gjë që i hapi rrugën ribashkimit të dy Gjermanive RFGJ dhe RDGJ.

Njerëz të grumbulluar tek Porta e Brandenburgut në Berlin. Të entuziazmuar qytetaret dhe qytetarët e RDGJ-së më 9 Nëntor 1989 pas shembjes së Murit të Berlinit u nisën drejt pjesës perëndimore.Njerëz të grumbulluar tek Porta e Brandenburgut në Berlin. Të entuziazmuar qytetaret dhe qytetarët e RDGJ-së më 9 Nëntor 1989 pas shembjes së Murit të Berlinit u nisën drejt pjesës perëndimore.

Pse kremtohet bashkimi më 3 Tetor?

Rënia e Murit të Berlinit më 9 Nëntor 1989 ishte ngjarja vendimtare në rrugën drejt bashkimit, ndaj do të ishte e kuptueshme që bashkimi të festohej më 9 Nëntor. Por pikërisht kjo datë është mjaft e ngarkuar historikisht si asnjë ditë tjetër e vitit në Gjermani: Më 9 nëntor 1938 nazistët dogjën në mbarë Gjermaninë sinagogat, shkatërruan dyqanet dhe banesat e hebrenjve, vranë e arrestuan hebrenjtë. Kjo ishte nata e pogromës që shënoi fillimin e përndjekjes sistematike dhe vrasjet masive të miliona hebrenjve.

Për këtë arsye nuk shtrohej që festa e ribashkimit të përkonte me një ditë të kobshme të historisë së Gjermanisë. Më 3 Tetor 1990, një vit pas rënies së murit, u realizua zyrtarisht bashkimi i RDGJ-së me RFGJ-në, ndaj kjo u përcaktua si dita e re e festës së bashkimit.




Comments are closed.