×
Wednesday, September 11, 2024

“Shqipëria po luan rol të rëndësishëm në dialogun Beograd-Prishtinë”

April 22, 2020


Përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajčák, falenderoi sot nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Twitter, kryeministrin shqiptar, Edi Rama, për mbështetjen e këtij të fundit dhe vendit të tij në këtë proces të rëndësishëm ballkanik.

“E falënderova kryeministrin Edi Rama për mbështetjen e vazhdueshme konstruktive që Shqipëria po tregon ndaj këtij dialogu të udhëhequr nga Europa. Shqipëria ka luajtur dhe po luan një rol të rëndësishëm në forcimin e besimit midis aktorëve të këtij procesi në rajon”, theksoi Lajčák.

“Vetëm një proces i koordinuar do të çojë në një normalizim gjithëpërfshirës të marrëveshjes”, shtoi ai.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments