×
Sunday, August 2, 2020

Shënohen mbi 18 milionë raste me COVID-19 në mbarë botën

August 2, 2020

Numri i të prekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në mbarë botën ka arritur në 18 milionë, sipas faqes së internetit “Worldometer”.

Në total 18 023 614 raste me koronavirusin e ri janë regjistruar deri më tani në mbarë botën, sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë.

Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në SHBA, me gjithsej 4 764 318 raste deri më tani.

Pas SHBA-së radhiten Brazili me 2 708 876 raste, India me 1 751 919 raste, Rusia me 845 443 raste, Afrika e Jugut me 503 290 raste, Meksika me 434 193 raste, Peruja me 422 183 raste, Kili me 357 658 raste, Spanja me 335 602 raste, Irani me 306 752 raste, Kolumbia me 306 181 raste, Britania e Madhe me 303 952 raste, Pakistani me 279 146 raste, Arabia Saudite me 277 478 raste, Italia me 247 832 raste dhe Bangladeshi me 239 860 raste.

Ndërkaq, në Turqi, numri i të diagnostikuarve me COVID-19 ka arritur në 231 869.

Vendet e tjera me mbi 100 mijë të infektuar janë Gjermania me 211 077 raste, Argjentina me 196 543 raste, Franca me 187 919 raste, Iraku me 126 704 raste, Kanadaja me 116 599 raste, Katari me 110 911 raste dhe Indonezia me 109 936 rate.

Pas shfaqjes për herë të parë në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa deri më tani kanë humbur jetën 688 949 persona.

Ndërkaq, rreth 11,8 milionë njerëz janë shëruar nga virusi.

Eunews.al

Komente

avatar
  Ndiqe  
Me lajmëro për