Shengeni Ballkanik, Vuçiç: Janë arritur marrëveshje të rëndësishme
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç tha se janë arritur marrëveshje të rëndësishme mes vendeve të Ballkanit sa i përket lehtësimit të tregtisë së mallrave, për të shkuar drejt një projekti final: Një treg unik, më i madh, që do të realizohet përmes përafrimit të rregulloreve mes Shqipërisë, Serbisë, e Maqedonisë së Veriut.
“Diskutuam si të lehtësojmë tregtinë e mallrave, e duket se kemi marrë vendime të rëndësishme.
Ka rëndësi të jashtëzakonshme për të gjithë rajonin, se ne do të vijojmë të rindërtojmë, do të kemi funksion 24 orë në pikat kufitare të doganës, do të lehtësojmë procedurat, do të kemi më shumë hapësira për kamionët që mos të rrinë më shumë se 5-6 orë në pikat kufitare, do të përpiqemi të zbatojmë marrëveshjen e operatorëve të autorizuar. Që të kenë mundësi të kalojnë më lehtësisht kamionët, do të ulë kostot operative.
320 mijë kamionë kalojnë kufi, në vit, kjo ju tregon se çfarë përfitimesh ka një gjë e tillë, dhe natyrisht edhe ata që shqetësohen e quajnë minishengen, do të përpiqemi të krijojmë një treg të përbashkët pune, që nënkupton një nivel më të lartë tërheqje për investitorët e huaj. Ne do të kemi të njëjtat sisteme, kur serbët do të punojnë në të njëjtat kushte me shqiptarët, ashtu sikundër edhe në Serbi e Maqedoninë e Veriut. Pra do të marrin leje të përhershme pune në Shqipëri, dhe e njëjta vlen edhe për në Serbi dhe Maqedoninë e Veriut,
Do të përafrojmë rregulloret, për të bërë një treg unik më të madh dhe më të mirë për të gjithë.
Kjo është shumë e rëndësishme për ne që jemi vende të vogla me pak banorë”, tha Aleksander Vuçiç.
Eunews.al