×
Wednesday, September 27, 2023

Sekretarja e Përgjithshme e KiE: Kufizimet e lidhura me COVID-19, shtojnë rrezikun për abuzimet online

November 17, 2020



Këshilli i Europës është i shqetësuar për “selfiet seksi” të postuara nga fëmijët.

Në kuadër të 18 Nëntorit, ditës së ndërgjegjësimit për t’i dhënë fund abuzimit seksual tek fëmijët, Sekretarja e Përgjithshme, Marija Pejčinović Burić shprehet në një prononcim për Agjencinë Telegrafike Shqiptare se, “gjithnjë e më shumë njerëz bëjnë selfie, përfshirë fëmijët dhe adoleshentët”.

“Fatkeqësisht, ka një anë të errët të asaj prirjeje që është shpërndarja e imazheve dhe videove të vetë gjeneruara me natyrë seksuale. Sipas Europol, shumica e imazheve të abuzimit të fëmijëve që qarkullojnë në internet sot, së pari, u krijuan nga vetë fëmijët, madje pa menduar që këto imazhe mund t’i kishin shpëtuar një ditë kontrollit të tyre. Dhe rreziku duket se po rritet”.

Ajo thekson se, “fëmijët kanë pak njohuri për rreziqet ndaj të cilave po ekspozohen. Pasi të jenë në internet, imazhet dhe videot e fshira janë shumë të vështira për t’u hequr plotësisht nga uebi. Fëmijët mund të bien lehtësisht në grackën e shkelësve seksualë të fëmijëve në internet që kërkojnë viktimat e tyre për të postuar më shumë imazhe ose video”.

“Kufizimet e lidhura me COVID-19 shtojnë rrezikun, sepse fëmijët priren të luajnë dhe të bisedojnë në internet më shumë se më parë. Kjo u jep abuzuesve të fëmijëve në internet më shumë mundësi për mashtrim përmes postës elektronike ose kontakteve të pa kërkuara në mediat sociale. Përveç kësaj, kufizimet e udhëtimit kanë shtyrë shumë abuzime seksuale të fëmijëve në internet. Çështja është komplekse dhe e ndjeshme”, nënvizon ajo.

Pa diskutim, shton ajo, “detyrimi i fëmijëve për të prodhuar imazhe ose video të tilla seksuale të tyre duhet të kriminalizohet”.

“Kur bëhet fjalë për fëmijët dhe adoleshentët që qarkullojnë imazhe të tyre për përdorim privat, ndjekja penale duhet të shmanget. Në vend të kësaj, ata duhet të marrin ndihmë nga agjenci të specializuara, veçanërisht pasi në shumë raste ata mund të konsiderohen viktima të manipulimit ose detyrimit dhe duhet të ndihmohen nga shërbimet e specializuara shtetërore dhe OJQ-të”, thekson Marija Pejčinović Burić.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments