×
Wednesday, January 22, 2025

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Stoltenberg uron Biden për fitoren

November 23, 2020


Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg bisedoi sot me presidentin e zgjedhur Joe Biden për herë të parë që nga zgjedhjet presidenciale amerikane në fillim të muajit.

“Stoltenberg e përgëzoi Biden-in për fitoren e tij në zgjedhje dhe e falënderoi atë që vazhdon të jetë një mbështetës i NATO-s dhe marrëdhënies transatlantike”, tha Alenaca në një deklaratë.

Përveç kësaj, Stoltenberg theksoi se priste të punonte nga shumë ngushtë me të, për të forcuar më tej lidhjen midis Amerikës së Veriut dhe Europës, si edhe për të përgatitur takimin e vitit të ardhshëm të udhëheqësve të NATO-s.

Gjatë mandatit të presidentit të tanishëm në detyrë, Donald Trump, marrëdhënia midis SHBA-së dhe NATO-s ka qenë e tensionuar.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments