×
Friday, October 11, 2024

Samiti i Zagrebit/ A do e shpërqendrojë koronavirusi Europën nga integrimi i Ballkanit?

May 4, 2020


Në kushte normale, 2020 do të ishte në nisje të tij një vit i mbarë për integrimin e Shqipërisë dhe kryefjalë do të duhej të ishte perspektiva europiane. Pas vendimit për të çelur më në fund negociatat në muajin mars, vendtakimi i radhës i liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor do të ishte Samiti i Zagrebit, më 6 maj, që përkon edhe me Javën e Europës.

Por, pandemia e Covid-19 ka shfokusuar samitin nga integrimi i Ballkanit. Analistët nuk presin shumë nga ky takim për vendin. Sipas Afrim Krasniqit, drejtuesit të Institutit të Studimeve Politike, këto 8 javë të infektuara me Covid-19 nuk kanë prodhuar asnjë rezultat për kushtet e kërkuara nga BE-ja: “Shqipëria nuk ka një përgjigje për të ofruar në Samitin e Zagrebit dhe nuk ka as pritshmëri për rezultatet e këtij samiti në lidhje me Shqipërinë”.

Ndërsa për kreun e “European Movement of Albania”, Gledis Gjipali, situata duket njësoj gri për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor për shkak të vëmendjes së shtuar për Covid-19: “Është një kohë e humbur për të gjithë”.

Por, a do të ndryshojnë prioritetet e BE-së tani, kur pas emergjencës shëndetësore pritet të mbërrijë ajo nanciare? “Ajo çfarë ka ndryshuar është një lloj stepjeje e vendeve evropiane për të zgjeruar hartën gjeograke dhe ekonomike të Bashkimit Evropian. Kriza e fundit do të kthehet në krizë të madhe ekonomike dhe zakonisht, kur ka krizë ekonomike, vendet e BE-së nuk janë të interesuara për të futur vende më të varfëra brenda bashkësisë së tyre”, u shpreh Krasniqi.

Si Gjipali, ashtu edhe Krasniqi, i mëshojnë faktit se zbatimi i kushteve të vendosura nga BE-ja si Reforma Zgjedhore dhe implementimi i plote i drejtesise se re, te vendosura ne kontekstin e duhur politik dhe gjitheperfshires, jane thelbesore per te mbajtur te njenjtin ritem me Maqedonine e Veriut ne rrugen integruese drejt BE-se.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments