×
Sunday, January 24, 2021

Rusi, Putin urdhëron fillimin e vaksinimit masiv ndaj COVID-19 nga java e ardhshme

December 2, 2020

Presidenti Vladimir Putin ka udhëruar vaksinim masiv ndaj COVID-19 nga java që vjen. Mediat e huaja raportojnë se brenda këtyre ditëve prodhohen 2 milionë doza të vaksinës ”Sputnik V”.

Sipas rezultateve të verifikuara nga vetë rusës, ”Sputniv V” është 92% efektive.

Putin ia ka përcjellë mesazhin e qartë zv.kryeministres Tatiana Golikova ”Le të biem dakord për këtë – nuk do të më raportoni javën tjetër, por do të filloni vaksinimin masiv … le të shkojmë në punë tashmë”.
Ndërkohë Rusia ka vendosur Lock-Down në valën e dytë nga COVID-19 teksa ka raportuar edhe një rekord prej 589 viktima nga virusi në ditë.

Po ashtu në Rusi vaksina do të jetë falas dhe jo e detyrueshme për qytetarët që do të dëshirojnë ta bëjnë. Të parët që do të kenë mundësinë të vaksinohen janë stafet shëndetësore dhe mësuesit teksa saktësisht vaksinimi masiv fillon nga fundi i javës së ardhshme.

Eunews.al

Komente

avatar
  Ndiqe  
Me lajmëro për