×
Thursday, September 28, 2023

Riatdhesohen 70 qytetarë të BE që ishin bllokuar në Shqipëri, Soreca: Tjetër shembull solidariteti

April 1, 2020



Shqipëria ka riatdhesuar 70 qytetarë nga vende të Bashkimit Europian, të cilët kishin mbetur në shtetin tonë, pasi shpërtheu koronavirusi.

Në lidhje me këtë lajm, ka reaguar edhe ambasadori i BE-së në vendin tonë, Luigi Soreca. Përmes një postimi në “Twitter”, Soreca shprehet se falënderon qeverinë shqiptare për mbështetjen.

Po ashtu, Soreca thotë edhe se ky është një tjetër shembull i mirë solidariteti që vjen nga Shqipëria.

Postimi i ambasadorit të BE-së Luigi Soreca:

Faleminderit qeverisë së Shqipërisë, për mbështetjen konkrete në riatdhesimin e 70 shtetasve të Bashkimit Europian, që ishin bllokuar në Shqipëri, për shkak të Covid-19.

Ky është tjetër shembull konkret i solidaritetit të qeverisë së Shqipërisë në këtë kohë të vështirë.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments