×
Wednesday, May 13, 2026

Rama për marrëveshjen me Italinë: Do të vazhdojë për aq kohë sa Italia ta dëshirojë

May 12, 2026


Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetin social X për marrëveshjen me Italinë për refugjatët, duke theksuar se pakti do të vazhdojë për aq kohë sa pala italiane do ta dëshirojë.

“Të gjithë gazetarëve nga Italia dhe më gjerë, të cilët po kontaktojnë lidhur me një citim të shtrembëruar të raportuar nga një media pas një interviste me Ministrin e Jashtëm të Shqipërisë: Më lejoni ta ritheksoj, qartë dhe shpresoj njëherë e përgjithmonë, se Protokolli ynë me Italinë është këtu për të qëndruar, për aq kohë sa Italia ta dëshirojë”, u shpreh Rama.

Ky reagim erdhi pas deklaratave të ministrit të Jashtëm Ferit Hoxha, i cili në një intervistë për Euractiv u shpreh: “Së pari, është për pesë vjet dhe nuk jam i sigurt nëse do të ketë një zgjatje. Së dyti, nuk do të ketë zgjatje sepse do të jemi anëtar të Bashkimit Evropian.”




Comments are closed.