×
Sunday, July 26, 2026

Rama: Ligji për zonat e mbrojtura do të harmonizohet plotësisht me direktivat e BE-së

July 24, 2026


Kryeministri Edi Rama deklaroi se ligji për zonat e mbrojtura do të rishikohet dhe do të harmonizohet plotësisht me direktivat e Bashkimit Evropian, duke theksuar se asnjë ndryshim nuk do të miratohet pa dakordësinë e Komisionit Evropian.

Gjatë fjalës së tij para Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Rama iu referua edhe protestave dhe kritikave të ngritura ndaj këtij ligji, duke thënë se ai është përdorur si “benzinë për zjarrin e protestës”, përfshirë edhe nga disa eurodeputetë.

“Ligji për zonat e mbrojtura, që përdoret si benzinë për zjarrin e protestës, përfshirë edhe nga eurodeputetë, do të skanohet nen për nen për ta përputhur 100% me direktivat e Bashkimit Evropian. Nuk do të kalojë asgjë pa miratimin e Komisionit”, u shpreh Rama.

Sipas kryeministrit, procesi i rishikimit synon të garantojë përputhshmëri të plotë me standardet evropiane, në kuadër të procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.




Comments are closed.