×
Thursday, April 16, 2026

Rama: Adams u bë me ligj e me zakon ambasador i Shqipërisë së rilindur

April 15, 2026


Ish-kryetari i bashkisë së Nju-Jorkut, Eric Adams mori dje kartën e identitetit dhe pasaportën shqiptare, gjatë mbrëmjes gala të organizuar në kuadër të Samitit të IV të Diasporës.

Në një reagim në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama u shpreh se askush nuk e imagjinonte që kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut do të kërkonte pasaportën shqiptare për t’u bërë edhe qytetar i Shqipërisë.

Më poshtë reagimi i plotë i kryeministrit:

“Bota përmbys.

Të ngrejë dorën kush e kishte imagjinuar ndonjëherë që kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut do të kërkonte pasaportën shqiptare për t’u bërë edhe qytetar i Shqipërisë(?) Askush.

Si? Pse? Sepse Eric Adams është një mik i madh i komunitetit shqiptar të Nju Jorkut dhe kishte premtuar ta vizitonte Shqipërinë përpara mbylljes së mandatit.

Kur erdhi në Shqipëri, i pëlqeu aq shumë Tirana sa tha: A mund të bëhem qytetar i këtij Nju Jorku të vogël që kurrë s’e imagjinoja kaq tërheqës?

Dhe kështu kryetari i bashkisë më të famshme të botës, u bë me ligj e me zakon një ambasador i Shqipërisë së rilindur”.




Comments are closed.