×
E hënë, 23 Nëntor, 2020

“Presim që Shqipëria të përparojë në rrugën drejt Bashkimit Europian”

3 Nëntor, 2020

Komisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi ka zhvilluar një bashkëbisedim online me kryeministrin Edi Rama.

Ka qenë vet Varhelyi që ka bërë të ditur për takimin në fjalë përmes një mesazhi në Twitter. Varhelyi theksoi në mesazhin e tij se presin që Shqipëria të përparojë në rrugën drejt Bashkimit Europian.

“Një takim virtual me kryeministrin Edi Rama. Diskutuam për punën që vijon për të finalizuar kornizat negociuese, mbështetjen në luftën kundër COVID-19 si dhe përgatitjet për samitin e Sofjes, javën e ardhshme. Presim që Shqiperia të përparojë në rrugën drejt BE-së”, shkruan Varhelyi.

Eunews.al

Komente

avatar
  Ndiqe  
Me lajmëro për