Poloni, hyjnë në fuqi masat e reja anti COVID-19
November 7, 2020



Kufizimet e reja në Poloni për procesin mësimor, argëtimin dhe hotelerinë hynë sot në fuqi dhe dot ë qëndrojnë të paktën deri më 29 nëntor.
Qendrat tregtare janë të mbyllura për të gjithë, përveç shitësve me pakicë (sende ushqimore dhe farmaci) dhe rregulli për dyqanet e vogla është një person për 10 metra katrorë.
Argëtimi, përfshirë kinematë, teatrot dhe institucionet e tjera kulturore janë gjithashtu të mbyllura përkohësisht.
Shkollimi në distancë është i detyrueshëm për të gjitha klasat e shkollës fillore dhe më lart.
Vizitat në hotel janë të kufizuara vetëm për udhëtarët e biznesit.
Eunews.al


Ndiqe
0 Comments