Poloni, gjoba marramendëse për spitalet që vaksinojnë jashtë radhe
Spitalet e lidhura me Universitetin Mjekësor të Varshavës mund të gjobiten deri në 55 000 euro për vaksinimin e njerëzve jashtë grupit të parë të atyre që janë të destinuar të vaksinohen të parët në bazë të një programi kombëtar.
Mesa duket Qendra Mjekësore e Universitetit lejoi vaksinimet jashtë radhe përpara “grupit zero”, thënë ndryshe grupi i parë i vaksinimit i përbërë kryesisht nga personeli mjekësor.
“Ne patjetër mund të themi se ka pasur një shkelje të qëllimshme të rregullave të programit kombëtar të vaksinimit”, tha ministri polak i Shëndetësisë, Adam Niedzielski.
Fondi Kombëtar i Shëndetit nisi një inspektim në Qendrën Mjekësore mbi lajmet se më shumë se një duzinë njerëz, kryesisht njerëz të famshëm, ishin vaksinuar, në kundërshtim me rregulloren e programit.
Niedzielski tha se njerëzit në fjalë ishin “regjistruar si personel jomjekësor që punonte në spital”.
”Parregullsitë e gjetura gjatë ditës së parë të inspektimit janë të mjaftueshme për të justifikuar vendosjen e një gjobe prej 50 000 eurosh për Qendrën Mjekësore të Universitetit”, theksoi ai.
Eunews.al