Origjina e koronavirusit, BE kërkon hetim të pavarur
Teksa shtetet në mbarë botën kanë nisur të lehtësojnë masat kufizuese, tensionet diplomatike kanë nisur të shtohen mbi origjinën e pandemisë.
Presidenti i SHBA Donald Trump dhe Sekretari i Shtetit Mike Pompeo pretendojnë se kanë parë prova të cilat faktojnë se coronavirusi i ri ka dalë nga një laborator në Vuhan të Kinës.
Megjithatë, Kina i ka hedhur poshtë këto pretendime duke i cilësuar si krejtësisht “të pabaza”, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se nuk ka prova për të vërtetuar akuzat.
Shtetet Perëndimore kanë kërkuar një hetim të pavarur mbi origjinën e virusit, një kërkesë që ka marrë mbështetjen e Bashkimit Europian.
Por tonet e ashpra politike të administratës amerikane duket se nuk po ndihmojnë aspak për të zbuluar se çka ndodhur në të vërtetë, thotë për Euronews, ambasadori i BE në Kinë, Charles Parton.
“Ajo që është më e rëndësishmja është që Kina të kryejë një hetim të saktë, me transparencë të plotë ndaj botës, në mënyrë që të zbulojmë se çka ngjarë në të vërtetë, sesi u zhvillua virusi dhe më pas të merren masa kundër tij në të tashmen, por edhe në të ardhmen”.
Teksa Kina dhe Shtetet e Bashkuara kanë nisur një betejë fjalësh midis tyre, BE mbështet kërkesën për një hetim të pavarur për të parë sesi është shpërndarë pandemia në botë.
Eunews.al







