×
Saturday, October 1, 2022

OBSH thirrje qytetarëve: Qëndroni në shtëpi për festa, mos rrezikoni jetën tuaj

December 18, 2020

Organizata Botërore e Shëndetit ka lajmëruar të gjithë qytetarët që të kenë kujdes ndaj koronavirusit.

OBSH bën thirrje që të gjithë njerëzit, nëse i kanë mundësitë, të qëndrojnë në shtëpi edhe për Krishtlindje.

“Situata nga koronavirusi vazhdon të jetë e rrezikshme. Ne sugjerojmë që njerëzit të vazhdojnë të qëndrojnë në shtëpi e të mos rrezikojnë.

Nuk duhet të rrezikoni jetën për festat e fundvitit. Kemi edhe muaj sakrifica përpara nesh”, sqaron OBSH.

Situata nga Covid-19 ka mbërthyer botën si kurrë më parë, ndërsa vlerësohet se turizmi ka rënë në nivel historik botëror, duke u kthyer pas në shifra, njësoj si më 1990.

Agjencitë ndërkombëtare të lajmeve, duke cituar ekspertë të njohur të shëndetësisë, kanë lajmëruar se Covid-19 do të mund të zgjasë disa muaj.

Sipas mediave të huaja, situata paraqet akoma rrezik në Europë, SHBA, por edhe në zona të tjera të globit.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments