×
Thursday, April 18, 2024

Ndërtimi i 2000 apartamenteve në Durrës, Balla falenderon Princin e Kurorës së Abu Dhabit, al Nahyan: Mik i vyer i Shqipërisë

December 3, 2020


Kuvendi i Shqipërisë votoi sot Marrëveshjen “Për Bashkëpunimin Ekonomik” mes Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, duke i dhënë rrugë njërit nga projektet më të mëdha të Rindërtimit me mbi 2000 apartamente për familjet e Durrësit.

Në fjalën e tij nga foltorja e Kuvendit, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla falenderoi Princin e Kurorës, Shkëlqesia e tij, Sheik Mohamed bin Zayed bin Sultan Al Nahyan, i cili është një mik shumë i vyer i Shqipërisë

“Fondi i Abu Dabit per zhvillim eshte nje institucion financiar i cili e ka mbeshtetur Shqipërinë prej 7-8 vitesh në disa projekte të rëndesishme. Dhe duke qenë se të gjjtha marrëveshjet kanë kaluar në Parlament, e dimë fare mirë se sa kohe i është dashur. Ndërkohë për marrëveshjen në fjalë procedurat janë kryer me shpejtësi dhe gjej rastin këtu në emër të të gjithë deputetëve që ti shprehim falenderimet tona më të sinqerta palës Emiratase, por në mënyrë të veçantë Princit të Kurorës, Shkëlqesia e tij, Sheik Mohamed bin Zayed bin Sultan Al Nahyan, i cili është një mik shumë i vyer i Shqipërisë”, tha Balla.

Sipas Ballës, Emiratet e Bashkuara e kanë treguar mbështetjen ndaj kombit shqiptar gjithmonë në momente tepër të vështira.

“Kujtoj këtu krizen e luftës në Kosovë. Asokohë vetë Princi i Kurorës Mohamed bin Zayed ishte një prej piloteve që sillte ndihmat për bashkëkombësit tanë që ishin shpërngulur nga gjenocidi serb në Shqipëri. Dhe sot jemi në kushtet kur persëri pas një situate kaq të vështirë të krijuar nga tërmeti i 26 nentorit, vëllezërit Emiratas i gjenden Shqipërisë përmes kësaj marrëveshjeje“, deklaroi Balla.

Falë angazhimit personal të Kryeministrit Edi Rama, kjo marrëveshje u firmos më 26 Nëntor 2020 mes Fondit të Abu Dabit për Zhvillim dhe Ministrit të Rindërtimit Arben Ahmetaj.

Mbi 2000 apartamente tepër cilësore, të cilat me tu ratifikuar Marrëveshja në Kuvend, fillon puna për ndërtimin e tyre, janë dhuratë nga Sheikh Mohamed bin Zayed bin Sultan al Nahyan, Princi i Kurorës së Abu Dhabit dhe Zëvendës Komandant Suprem i Forcave të Armatosura të EBA🇦🇪për popullin shqiptar dhe qytetin e Durrësit.

Gjithashtu është dakordësuar edhe përfshirja e Emirateve të Bashkuara në zhvillimin e Durrësit, fillimisht dhe disa zonave të tjera në vazhdim, përmes investimeve direkte në projekte të mëdha, në radhë të parë në turizëm, por jo vetëm.

përmes investimeve direkte në projekte të mëdha, në radhë të parë në turizëm, por jo vetëm.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments