×
Tuesday, April 28, 2026

Merz akuza të forta ndaj Iranit: “Po poshtëron SHBA-në”, thellohen përçarjet me aleatët

April 27, 2026


Kancelari gjerman Friedrich Merz deklaroi se udhëheqja e Irani po “poshtëron” Shtetet e Bashkuara, duke kritikuar ashpër mënyrën se si Teherani po i qaset negociatave.

Në komentet e tij, Merz vuri në dyshim edhe strategjinë amerikane për t’i dhënë fund përplasjes me Iranin, duke theksuar se nuk është e qartë se cili është drejtimi që po ndjek SHBA në këtë krizë.

Deklaratat e tij nxjerrin në pah përçarjet në rritje mes Uashingtonit dhe aleatëve evropianë në NATO, të cilat janë thelluar edhe nga zhvillimet e fundit në Ukraina dhe çështje të tjera ndërkombëtare.

“Iranianët janë shumë të aftë në negociata, ose më saktë, shumë të aftë për të mos negociuar, duke i lënë amerikanët të udhëtojnë deri në Islamabad dhe të largohen pa asnjë rezultat,” u shpreh Merz.

Ai shtoi se një vend i tërë po vihet në pozitë të vështirë nga udhëheqja iraniane, veçanërisht nga Trupat e Gardës Revolucionare Islamike, duke shprehur shpresën që situata të marrë fund sa më shpejt.

Deklarata e kancelarit gjerman vjen në një moment tensioni të lartë ndërkombëtar, ndërsa përpjekjet diplomatike për zgjidhje mbeten të pasigurta.




Comments are closed.