×
Sunday, March 23, 2025

Merkel: Pandemi si COVID-19 ndodhin një herë në shekull

November 2, 2020


Duhet të jemi të vetëdijshëm për faktin se jemi në një pandemi dhe se kjo është një ngjarje e veçantë, deklaroi kancelarja gjermane Angela Merkel në një konferencë shtypi në Berlin, duke iu përgjigjur pyetjeve ditën kur filloi gjysmë bllokimi në Gjermani.

”Ndoshta mund të thuhet se kjo është një ngjarje që ndodh një herë në shekull”, deklaroi Merkel.

“Kemi katër muaj të gjatë dimri përpara dhe drita në fund të tunelit është mjaft larg”, theksoi Merkel, duke theksuar se ”kjo është si një katastrofë natyrore”. 

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments