×
Tuesday, October 3, 2023

Merkel: Miqësia gjermano-amerikane jetike

November 7, 2020



Kancelarja gjermane, Angela Merkel deklaroi se miqësia e Berlinit me SHBA është jetike, pas urimeve për Joe Biden për fitoren e tij në zgjedhjet presidenciale amerikane.

“I uroj atij fat dhe sukses nga thellësia e zemrës sime dhe gjithashtu uroj Kamala Harris, gruaja e parë që u zgjodh zëvendëspresidente e vendit të saj”, thotë Merkel në një deklaratë të postuar në Twitter.

“Unë pres të punoj me presidentin Biden në të ardhmen. Miqësia jonë transatlantike është e pazëvendësueshme nëse duam të kapërcejmë sfidat e mëdha të kësaj kohe”, theksoi ajo.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments