Mbyllet centrali bërthamor në Slloveni pas tërmetit që ra sot në Kroaci
December 29, 2020



Centrali bërthamor i Sllovenisë, Kërshko, u mbyll sot si një masë paraprake, pas tërmetit me madhësi 6,3 ballë Rihter që goditi Kroacinë.
Sipas agjencisë sllovene të lajmeve, STA, kjo është një procedurë normale në rastet e tërmeteve të forta.
Një tërmet me magnitudë 6,3 ballë të shkallës Rihter tronditi para pak minutash Kroacinë, njoftoi Qendra Sizmologjike Europiano-Mesdhetare.
Tërmeti u ndje edhe në Itali, Serbi dhe Bosnje-Hercegovinë.
Edhe dhe, Kroacia u godit nga një tërmet 5,2 ballë Rihter.
Eunews.al


Ndiqe
0 Comments