×
Tuesday, February 11, 2025

Manastirliu: Kemi siguruar terapinë e remdesivirit falas për qytetarët shqiptarë

October 10, 2020


Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, bëri me dije se është siguruar terapia e remdesivirit falas për qytetarët shqiptarë.

Deklarata u bë nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu gjatë një komunikimi me mediat së bashku me Kryeministrit Rama për masat e marra për përballimin e Covid19.

“Nëpërmjet prokurimit të përbashkët me vendet e Bashkimit Europian kemi arritur të sigurojmë dhe terapinë e remdesivirit. Një terapi që përdoret tashmë prej pak kohës në vendet e Europës, në Amerikë gjithashtu. Ne lidhëm këtë kontratë për ta siguruar për qytetarët shqiptarë falas”, bëri e dije Manastirliu.

Gjatë fjalës saj, Manastirliu tha se protokollet e trajtimit të pacientëve rishikohen mbi baza periodike në raport edhe me terapitë e mjekimit në vendet e zhvilluara. Manastirliu tha se sot garantojmë 100% të terapive sikurse dhe vendet e tjera kanë, duke përfshirë këtu terapinë e plazmës hiperimune.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments