×
Wednesday, April 29, 2026

Macron: Franca mobilizon tre avionë luftarakë për të mbrojtur Poloninë

September 11, 2025


Pas sulmeve me dronë rusë në Poloni, kam vendosur të mobilizoj tre avionë luftarakë ”Rafale” për të ndihmuar në mbrojtjen e hapësirës ajrore polake dhe krahut lindor të Evropës me aleatët tanë të NATO-s, njoftoi presidenti francez, Emmanuel Macron në një mesazh të publikuar në X.

”Kemi marrë një angazhim për këtë qëllim dje me kryeministrin polak, Donald Tusk. E ngrita këtë çështje gjithashtu me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s dhe me kryeministrin britanik, i cili është gjithashtu i përfshirë në mbrojtjen e krahut lindor”, specifikoi Macron në një postim të  publikuar këtë mbrëmje.

”Edhe Gjermania do të forcojë angazhimin e saj ndaj krahut lindor të NATO-s me mbikëqyrje shtesë nga avionët luftarakë, pasi Polonia tha se kishte rrëzuar dronë rusë në hapësirën e saj ajrore”, deklaroi zëdhënësi i qeverisë Stefan Kornelius.

”Ushtria gjermane, Bundeswehr, do të zgjerojë dhe ushtrojë mbikëqyrjen e saj ajrore mbi Poloninë”, theksoi ai./




Comments are closed.