Kush ka frikë nga Magjistari i Ozit?
Nga Teuta Vodo
Po e ndaj që në fillim që vajza, Dorotia, për të cilën do t’ju flas, jetoi përgjithmonë e lumtur. Por historia, më shumë se princa dhe mbretër, përfshin magjistarë, shtriga, luanë dhe krijesa të tjera fantastike. Qyteti në të cilin Dorotia jetonte u përfshi nga një ciklon i përmasave të tilla që e rrëmbeu bashkë me shtëpinë e saj dhe e transportoi në një vend misterioz të quajtur Oz. Pasi e mori veten nga tronditja e ciklonit, Dorotiadëshironte vetëm një gjë, të kthehej në shtëpinë e saj, dëshirë që mund të plotësohej vetëm nga Magjistari Fuqiplotë Oz i ndodhur në qytetin e smeraldit, qytet me shkëlqim dhe dritë, rruga drejt të cilit ishte gjithë mister dhe rreziqe. Qyteti tërheq, intrigon, të rrëmben dhe Dorotia me gjithë miqte e saj të aventurës, që trokasin në portat e tij kanë ide të qarta mbi kërkesat e tyre, janë të mbushur gjithë shpresë dhe besim të verbër tek pushteti i magjistarit. Duke fantazuar mendimin lehtësues se sa shumë ia vlejti gjithë rruga e rrezikshme që morën në këmbë, ditë dhe natë, gjithë djersa që iu tha në trup, dhe lodhja e këmbëve të pluhurosura që nga gëzimi nuk do të ndihej më.
Shumë shpejt dhe hidhshëm, Doroti dhe miqtë e saj zbulojnë që magjistari ka kushtet e tij, nuk i plotëson dëshirat me një të rënë të lapsit, dhe sidomos, nuk kishte aftësinë për të përmbushur dëshirat në mënyrat spektakolare që ata prisnin. Zgjidhjet e tij janë të koklavitura dhe të mistershme dhe konfliktet e tij të çuditshme etnike janë plot intriga, emocione, frikë dhe shpresë. Ai i shndërron personazhet në përgjigjen e problemeve të tyre duke i bërë të kuptojnë se çfarë kërkojnë gjendet tashmë brenda tyre. Por pikërisht, duke i mësuar heronjve tanëmbi vetmjaftueshmërinë ai bëhet pa dashje i rrezikshëm. Magjistari i Ozit na bën edhe ne të gjithë tëpërballemi me nevojën e thellë për të shpikur diçka të re për të shpëtuar ekonomitë botërore nga një depresion i krahasueshëm me atë të 1929-ës. Me tkurrjen e ekonomisë botërore ku miliona punëtorë të pushuar përkohësisht tëpaguar vetëm falë një skeme papunësie, dhe ku parashikohet një defiçit buxhetor më i larti që nga lufta e dytë botërore, shtrohet pyetja nëse do të hapen çezmat fiskale dhe monetare për të ndaluar falimentimet masive dhe për të stopuar papunësinë.Është ironike të shikosh që ndërkohë që BE-së i kërkohej të krijonte një fond investimesh urgjente prej qindra miliarda eurosh për të mbështetur vendet më të goditura, disa vende anëtare të eurozonës propozuan të rishikojnë traktatet “aq të dashura” evropiane si e si për të evituar ndihmën shtetërore për kompanitë.
E pra, cikloni me emrin korona, edhe pse nuk e kishte qëllim në vetvete, nxori në pah fundin e ciklit të globalizmit që kishte rritur pabarazitë në vendet e zhvilluara dhe me të cilin kemi jetuar për 40 vitet e fundit. Cikloni nxori në pah efektet e politikave neoliberale, që nga epoka e viteve 1980 e deindustrializimit dhe reformave të tregut të lirë. Rrjedhojat mund të jenë me gjasë humë herë më të rënda se ato në 2008, 1929 apo në 1870.Shkurt, cikloni do të ndryshojë natyrën dhe rrjedhën e globalizmit ashtu si edhe strukturën e kapitalizmit. Por, edhe pse nën efektin e magjistarit të Ozit, ne kemi zgjedhje: në fakt, ka dy skenarë se çfarë ky ciklon mund të sjellë: ose fitojnë politikat e solidaritetit për të ndihmuar më të dobëtitku, ndër të tjera, në qendër te axhendave politike botërore vihen në pah pabarazitë sociale që po kërcënojnë stabilitetin e rendit botërordhe ku barra e taksave për punëtorët dhe sipërmarrësit ulet. Covid-19 mund të ofrojë mundësi për të humanizuar kapitalizmin, për të treguar kujdes të shtuar ndaj politikave sociale, avancimin në politikat e zgjerimit, për të shpëtuar planetin nga shkatërrimet e ngrohjes globale dhe forcimin e “sovranitetit ekonomik” evropian duke investuar në sektorë industrialë në të cilat BE-ja është bërë shumë e varur. Por mund të ndodhë e kundërta, pra skenari i dytë, mbyllja e kufijve, humbja e besimit në demokraci duke ndihmuar populismin të fitojë në zgjedhjet e ardhshme në Itali, Spanjë, Francë dhe gjetkë. Duke lënë ‘mjekët dhe infermierët pa maska mbrojtëse dhe teste për të matur përhapjen e virusit’ me jutifikimin se secili institucione si BE-ja edhe monedha euro do të kërcënohen – moment ku do të shihet nëse Bashkimi Evropian është një projekt politik apo thjesht tregtar. Sërish e përsëris, pavarësisht mësimeve që Ozi na jep mbi vetëmjaftueshmërinë, ne vetë mund të zgjedhim sot skenar që duam të marrë jetë.
Bota e shekullit XXI është thellësisht e përfshirë në çështjet globale të koklavitura ku personazhet kryesore e kuptojnë që nuk mund të ekzistojnë pa njëra tjetrën. Ashtu si Dorotia, qytetarët e vetëquajtur ‘qytetarë të botës’, shikojnë tashmë me dyshim botën e komplikuar të Ozit, me luftërat e tij të komplikuara për pushtet ku na pohon: ‘e vetmja gjë që s’mund të kërkosh është të kthehesh në shtëpi, në atë që ne e quajme normalitet që, si ajo shtëpia e vogël modeste e Dorotisë e vendosur në një provincë të harruar nga bota, nuk mund të ekzistojë sepse i njëjti ciklon që çoi Dorotinë në tokën e Ozit, i njëjti ciklon që coi në demonetizimin e argjendit në 1873 dhe standardin e arit, i njëjti ciklon që coi në marrëveshjen e Breton Woods dhe në krizën financiare të 2008-ës, na ka rrëmbyer edhe ne.’
Eunews.al