Kthimi i fëmijëve shqiptarë nga Siria/ Rama takon Gjeneralin Abass: Vijon operacioni për kthimin e fëmijëve të tjerë



Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim në Beirut me gjeneralin Abass, të cilin e falënderoi për ndihmën e paçmueshme për kthimin në Shqipëri të katër fëmijëve dhe një gruaje.
Kreu i qeverisë shprehet se gjatë takimit me gjeneralin Abass konfirmuam edhe vijimin e operacionit të kthimit të fëmijëve të tjerë nga kampet e Sirisë.
“Me Gjeneralin Abass përpara kthimit në atdhe bashkë me fëmijët, për ta falenderuar për ndihmën e tij të paçmueshme, si edhe për të konfirmuar sy më sy vijimin e operacionit për kthimin e fëmijëve të tjerë”, – thekson Rama i cili udhëtoi një ditë më parë drejt Libanit.
Ditën e sotme pritet të vijnë në Shqipëri Floresha Rasha dhe fëmijët e saj Amar Rasha, Emel Rasha dhe Hatixhe Rasha si dhe djali i familjes Dumani, Endri Dumani, të cilët u morën nga kampi Al Hawl në Siri.
Eunews.al
