×
Thursday, March 27, 2025

Koronavirusi, ulet 20% prodhimi industrial në Itali

June 11, 2020


Prodhimi industrial i Italisë u ul rreth 20% mes marsit dhe prillit, njoftoi agjencia kombëtare e statistikave, Istat.

Rënia ishte 19,1%.

Në bazë vjetore, prodhimi industrial ra me 42,5%.

Pavarësisht rënies, shifrat ishin më të mira në krahasim me muajin mars, kur prodhimi industrial ra me 29,3%.

Kjo shënoi rënien më të keqe që në vitin 1990.

Italia ka një industri të madhe prodhuese dhe ishte vendi i parë në Europë që hyri në izolim me qëllim frenimin e përhapjes së koronavirusit, gjë që pati efekte shkatërruese në ekonomi.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments