Koronavirusi, Italia dekret të ri për masat kufizuese deri më 13 prill



Kryeministri italian, Giuseppe Conte ka nënshkruar një dekret të ri për masat kufizuese kundër përhapjes së koronavirusit që parashikojnë zgjatjen e tyre deri më 13 prill.
Italia në fakt është në një ‘’Lock- Down’’ por ky dekret parashikon disa lehtësime. Në dekret thuhet se do të ketë orar për shëtitjen e fëmijëve, mes makinave duhet të ketë hapësirë, shkollat, aktivitetet publike, jo publike, grumbullimet janë të ndaluara deri në këtë datë.
Po ashtu ndalohet hapja e berberanave apo qendrave estetike kurse do lejohen pikat e karburanteve dhe gazetave.
Po ashtu për restorantet, pub-et, lokalet, pastiçeritë ka vetëm një kusht për tu hapur. Ato duhet të punojnë me sistemin ‘’delivery’’ pra duhet të çojnë porositë nëpërmjet motoristëve duke respektuar rregullat e higjienës.
Eunews.al

