×
Sunday, December 1, 2024

Koronavirusi, Arabia Saudite lehtëson masat kufizuese

April 26, 2020


Arabia Saudite ka lehtësuar pjesërisht shtetrrethimin prej 24 orësh të vendosur për të ndaluar përhapjen e koronavirusit të ri, me përshjashtim të disa të vendeve, si qyteti i shenjtë mysliman i Mekës.

“Shtetërrethimi do të lehtësohet nga nëntë deri në 17 orë dhe qendrat tregtare dhe tregjet do të lejohen të rihapen në të gjitha rajonet e mbretërisë deri më 13 maj”, njoftoi agjencia saudite e lajmeve SPA.

Por shtetrrethimi prej 24 orësh do të mbahet në disa zona duke përfshirë këtu Mekën, që ka regjistruar numrin më të madh të të infektuarve  këto ditët e fundit.

Sipas bilancit të fundit nga Ministria e Shëndetësisë janë regjistruar 136 të vdekur si pasojë e COVID-19, ndërkohë që numri i të infektuarve të regjistruar është rritur në 16 299.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments