×
Tuesday, June 9, 2026

Komisionerja e BE-së Marta Kos në vizitë zyrtare në Kosovë

May 15, 2026


Komisionerja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, ka mbërritur sot në Kosovë për një vizitë zyrtare, në kuadër të angazhimeve për procesin e integrimit europian të vendit.

Ajo u prit fillimisht nga ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ndërsa më pas zhvilloi një takim me kryeministrin Albin Kurti.

Takimet mes palëve po zhvillohen me dyer të mbyllura, ndërsa pritet që Kos dhe Kurti të dalin në një konferencë të përbashkët për mediat, ku do të bëhen të ditura edhe mesazhet kryesore të vizitës.




Comments are closed.