×
E premte, 30 Tetor, 2020

KE: Tre vende të BE-së do të pranojnë migrantët e zbarkuar në Maltë

8 Qershor, 2020

Tre shtete anëtare të Bashkimit Europian do të pranojnë disa nga gati 425 migrantët që u zbarkuan në ishullin e Maltës gjatë fundjavës, njoftoi sot Komisioni Europian.

“Tashmë Portugalia, Franca dhe Luksemburgu kanë thënë se janë të gatshme të marrin disa migrantë”, tha një zëdhënës i Komisionit, pa dhënë detaje se sa do të merrte secili vend.

“Është e nevojshme një zgjidhje më e qëndrueshme për shpëtimin e migrantëve që përpiqen të arrijnë kufijtë e Europës nëpërmjet detit”, shtoi ai.

Njoftimi pason thirrjet urgjente nga qeveria maltese, pas zbarkimit të shtunën të qindra migrantëve nga disa anije të ankoruara në brigjet e ishullit.

Malta, ashtu si edhe Italia, kanë deklaruar më parë se nuk mund të pranojnë më migrantë gjatë pandemisë së koronavirusit të ri.

Koordinimi i rishpërndarjes së migrantëve, përgjegjës për të cilin është kryesisht KE, do të përbëjë një pjesë të propozimeve për një politikë të re të migracionit dhe azilit në BE, që do të paraqitet më vonë këtë muaj.

Eunews.al

Komente

avatar
  Ndiqe  
Me lajmëro për