KE miraton paketa 70 milion euro për vendet e rajonit, reagon Balla: Falenderues ndaj KE për solidaritetin e treguar në luftën ndaj pandemisë




Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka reaguar pas miratimit nga KE të paketës prej 70 milion € nën Instrumentin e Para-Anëtarësimit (IPA II) lehtëson aksesin e shpejtë të rajonit ndaj vaksinës anti COVID-19.
Rmes një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron se ashtu siç theksoi dhe Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Olivér Várhelyi, Bashkimi Evropian i ka kushtuar rajonit tonë një vëmendje të veçantë gjatë gjithë periudhës së pandemisë duke e përfshirë atë në iniciativa që i rezervoheshin shteteve anëtare.
Gjithashtu Balla shpreh falenderimet e tij ndaj KE lidhur me solidaritetin e treguar në luftë ndaj pandemisë globale.
Postimi i plotë i Taulant Ballës:
📌Mirënjohës ndaj Komisionit Evropian, i cili nëpërmjet miratimit të paketës prej 70 milion € nën Instrumentin e Para-Anëtarësimit (IPA II) lehtëson aksesin e shpejtë të rajonit tonë ndaj vaksinës anti COVID-19.
Ashtu siç theksoidhe Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Olivér Várhelyi, Bashkimi Evropian🇪🇺 i ka kushtuar rajonit tonë një vëmendje të veçantë gjatë gjithë periudhës së pandemisë duke e përfshirë atë në iniciativa që i rezervoheshin shteteve anëtare. Falenderues për solidaritetin e treguar në luftë ndaj pandemisë globale. #strongertogether
🇪🇺🤝🇦🇱
Eunews al
