×
Monday, January 13, 2025

Kancelarja Merkel dhe Guterres drejtojnë konferencën e klimës

April 28, 2020


Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres do t’i drejtohen ministrave nga rreth 30 vende të botës, të cilët po diskutojnë se si beteja kundër koronavirusit mund të lidhet me luftën kundër ndryshimit të klimës.

Fjalimet do të vijnë në ditën e fundit të dialogut joformal në Petersberg, që për herë të parë po mbahet si një video konferencë për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Sipas Ministrisë gjermane të Mjedisit, pjesëmarrësit do të diskutojnë se cilat masa mund t’i hapin rrugën një rikuperimi të gjelbër nga kriza ekonomike.

Nuk pritet asnjë rezultat konkret pasi dialogu është menduar të jetë joformal. 

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments