×
Sunday, September 8, 2024

Kancelarja gjermane, Merkel: OKB-ja duhet reformuar

September 22, 2020


Interesat e anëtarëve të veçantë kanë penguar OKB-në të funksionojë ashtu siç pritej, deklaroi kancelarja gjermane, Angela Merkel, në një video-mesazh për 75-vjetorin e OKB-së.

”Ata që besojnë se mund të funksionojnë më mirë të vetëm e kanë gabim. Mirëqenia jonë është diçka që ne ndajmë, siç ndajmë edhe vuajtjet tona. Jemi një botë e vetme”, shtoi Merkel.

“Pandemia e koronavirusit është vetëm një shembull që tregon se si problemet globale kërkojnë mirëkuptim dhe bashkëpunim përtej kufijtë kombëtarë dhe në të gjitha nivelet”, shtoi ajo.

“Kombet e Bashkuara mund të jenë efektive vetëm nëse janë të tillë anëtarët, nëse ata janë të bashkuar. Sidomos kur merren me çështjet më të pakontrollueshme të sigurisë, të tilla si Libia dhe Siria. Prandaj, është thelbësore të bëjmë gjithçka që kemi në fuqinë tonë për të gjetur përgjigje të përbashkëta dhe të praktikueshme”, sugjeroi Merkel.

”Këshilli i Sigurimit bllokohet shumë shpesh kur nevojiten vendime të qarta. Nevojiten reforma të thella në OKB”, përfundoi kancelarja.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments