×
E mërkurë, 25 Nëntor, 2020

Itali, fillon faza e tretë e lehtësimit të masave kufizuese ndaj COVID-19

12 Qershor, 2020

Italia do të fillojë një fazë tjetër të lehtësimit të masave kufizuese, me lehtësimin e disa kufizimeve në fuqi kundër epidemisë së koronavirusit në gadishull, bënë të ditur sot burime zyrtare.

Kryeministri Giuseppe Conte nënshkroi një dekret në këtë kuadër, që do të hyjë të hënën në fuqi.

Sipas këtij teksti mbi fazën e tretë të lehtësimit të masave, “sportet e kontakteve” mes amatorëve, do të lejohen duke filluar nga 25 qershori. Kjo përfshin sportet në ekipe dhe pjesë të futbollit apo basketbollit mes miqsh.

Kinematë do të rihapen më 15 qershor. Diskotekat në mjedise të hapura apo në vende të mbyllura do të mund të hapen duke nisur nga 14 korriku.

Dekreti konfirmon përveç të tjerave karantinën e detyrueshme për të gjithë vizitorët që hyjnë në Itali dhe që vijnë nga një vend tjetër, përveç hapësirës Schengen.

Ky dekret specifikon mënyrat për vizitat në muze apo frekuentimin e kinemave, pasi këto të fundit nuk mund të presin më shumë se 200 persona në një sallë, pavarësisht madhësisë.

Për pjesën tjetër, mbeten rregullat e distancimit social në vende e mbyllura dhe ndalimi i grumbullimeve të mëdha.

Italia ka qenë një prej vendeve më të goditura nga pandemia e COVID-19 me më shumë se 34 000 të vdekur dhe një ekonomi të gjunjëzuar.

Eunews.al

Komente

avatar
  Ndiqe  
Me lajmëro për