×
Wednesday, February 12, 2025

Ish-Kryetari i Parlamentit rumun Valeriu Zgonea dënohet me tre vjet burg

February 4, 2020


Gjykata e Bukureshtit ka dënuar ditën e hënë ish-Kryetarin e Parlamentit Valeriu Zgonea me tre vjet burg, në dosjen e titulluar “ushtrimi i ndikimit të paligjshëm”, vendim i cili është i apelueshëm dhe nuk do të ekzekutohet menjëherë.


Gjyqtarët e Gjykatës së Bukureshtit gjithashtu urdhëruan vendosjen edhe të masës shtrënguese të garancisë pasurore në shumën 13 mijë euro.


Vendimi mund të apelohet në Gjykatën e Apelit Bukuresht. Dosja e Valeriu Zgonea mbërriti në tavolinën e gjyqtarëve në janar të vitit 2018. Në periudhën korrik 2012 – prill 2013, kur mbante detyrën e Kryetarit të Dhomës së Deputetëve.

I vendosur nën akuzë Zgonea pranoi premtimin e bërë nga i pandehuri Dumitru Dobrica, këshilltar qarku, për të marrë përfitim të parregullt për veten e tij, duke lënë të kuptohet që do të ushtrojë ndikimin që ai ka kundrejt disa nëpunësve publikë dhe premtoi që do tju kërkojë të emërojnë në një detyrë të rëndësishme shtetërore një të afërm të Dumitru Dobrica, shkruajnë prokurorët e Departamentit Kombëtar Antikorrupsion.


Në vijim, shprehet burimi i cituar, Valeriu Zgonea pranoi nga Dobrica ekuivalentin e disa shërbimeve turistike dhe shpenzimet për ndërtimin e një shtëpie pushimi në qarkun Covasna, në vlerën totale prej 13 mijë euro.

Në datën 22 prill 2013, si rezultat i veprimeve të ndërmarra nga Valeriu Zgonea, personi në fjalë është emëruar në detyrën e drejtuesit të Qëndrës Kombëtare të Administrimit të Shoqërisë së Informacionit, në Ministrinë e Shoqërisë së Informacionit, megjithëse nuk kishte eksperiencën e duhur në atë fushë.

Në vijim, përsëri si rezultat i veprimeve të ndërmarra nga Valeriu Zgonea, personi në fjalë ruajti detyrën në nivelin e administratës publike qëndrore, duke u emëruar në datën 23 janar 2014 në detyrën e nënsekretarit të Shtetit në Ministrinë e Komunikimeve dhe Shoqërisë së Informacionit, thuhet në aktakuzën e DNA-së.

Në të njëjtën dosje Dumitru Dobrica, këshilltar qarku në këshillin e qarkut Buzau, në periudhën qershor 2004-dhjetor 2013 si administrator/aksioner i një shoqërie tregtare, nënshkroi një marrëveshje për pranimin e fajit.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments